Rreth Nesh

Image
Image

Rreth Nesh

ÇEKREZI GROUP u krijua në vitin 2009 si një njësi e veçantë dhe autonome në kuadër të një shoqërie për grumbullimin dhe tregtimin e skrapit të hekurit dhe metaleve, me aktivitet në Vaqarr, Tiranë. Gjatë kësaj kohe, ne jemi rritur së bashku me klientët tanë, duke u përpjekur gjithmonë të ofrojmë zgjidhjet më të mira në fushën e grumbullimit dhe përpunimit. Në vitin 2014, kjo rritje e vazhdueshme solli zgjerimin tonë me një tjetër pikë grumbullimi për të qenë sa më afër klientëve tanë.

Aktualisht kemi 300 partnerë biznesi, 140 projekte në vlerë prej 50 milion euro dhe kemi shkëmbyer me sukses 500.000 ton. Më e rëndësishmja, mund të themi se kemi pasur sukses pasi jemi në gjendje të riciklojmë 50,000 tonë në vit.

FUSHA VEPRIMIT
Grumbullim dhe tregtim skrapi hekuri me qëllim riciklimi. Import - Eksport: Grumbullim, seleksionim, përpunim metale me ngjyrë me qëllim riciklimi. Transport për kompaninë e për të tretë.

Përpiqemi të ofrojmë shërbime të shkëlqyera dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me të gjithë klientët tanë, duke siguruar që ata gjithmonë të marrin çmimin më të mirë në treg. Ne besojmë në komunikimin dhe shërbimet e ofruara, për një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë.

ÇEKREZI GROUP, si të gjitha kompanitë e ligjshme të riciklimit, përkrah mënyrën e saktë të vendosjes së të gjitha materialeve të mbledhura nga vetja për të siguruar një të ardhme të gjelbër për të gjithë. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për çështjet e mjedisit ku i përmbahemi në mënyrë rigoroze të gjitha ligjeve të riciklimit në fuqi. Kjo dëshmohet nga liçensat e marra nga Qendra Kombëtare e Liçensimit (QKL):
Kjo dëshmohet nga liçensat e marra nga Qendra Kombëtare e Liçensimit (QKL):
III.1.A
III.1.B
III.2.B
Si dhe certifikata të ndryshme nga Autoriteti Certifikues AQSCERT:
-EN ISO 14001:2004
-BS OHSAS 18001:2007
-EN ISO 9001:2008
-ISO 39001:2012

Qëllimet tona janë për të mbështetur shërbim cilësor për klientët tanë. Ofrimi i çmimeve më të larta për klientët tanë. Mundësimi i marrëdhënieve të hapura biznesi me klientët tanë.

ÇEKREZI GROUP është tregtar i liçensuar për grumbullim dhe riciklim të skrapit dhe metaleve të tjera, në bazë të ligjeve të shtetit Shqipëtar.
ÇEKREZI GROUP nuk është kurrsesi i përfshirë në grumbullimin e metaleve të paligjshme. Disa prej këtyre produkteve përfshijnë: kapak pusetash, materiale të siguruara në mënyrë jo të ligjshme si dhe lëndët plasëse si bomba, predha, plumba etj.

ÇEKREZI GROUP është një kompani e konsoliduar, por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në kërkim të inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm duke ju pershtatur tregut dhe kërkesave të klientëve tanë në mënyrë më efikase.
Disa nga cilesitë që e dallojnë kompaninë tonë nga konkurentët janë:
Staf drejtues dhe një ekip dinamik prej 18 punonjësish, pozicionimi në treg si një kompani me reputacion tek klientët, ofrimi i çmimeve konkurente për klientët, shërbim dhe vëmendje maksimale ndaj klientevë.

Ne kemi një ekip të dedikuar në punë, i cili na mundëson që të ofrojmë shërbim të mirë dhe të sigurojmë rrjedhshmëri të biznesit. Ekipi ynë merr trajnimin e duhur për të kënaqur nevojat e klientit. Puna në grup drejt rritjes është thelbësore për biznesin tonë.