Rreth Nesh

Rreth Nesh
ÇEKREZI GROUP u krijua në vitin 2009 si një njësi e veçantë dhe autonome në kuadër të një shoqërie për grumbullimin dhe tregtimin e skrapit të hekurit dhe metaleve, me aktivitet në Vaqarr, Tiranë. Gjatë kësaj kohe, ne jemi rritur së bashku me klientët tanë, duke u përpjekur gjithmonë të ofrojmë zgjidhjet më të mira në fushën e grumbullimit dhe përpunimit. Në vitin 2014, kjo rritje e vazhdueshme solli zgjerimin tonë me një tjetër pikë grumbullimi për të qenë sa më afër klientëve tanë. Aktualisht kemi 300 partnerë biznesi, 140 projekte në vlerë prej 50 milion euro dhe kemi shkëmbyer me sukses 500.000 ton. Më e rëndësishmja, mund të themi se kemi pasur sukses pasi jemi në gjendje të riciklojmë 50,000 tonë në vit.
Grumbullim dhe tregtim skrapi hekuri me qëllim riciklimi. Import - Eksport: Grumbullim, seleksionim, përpunim metale me ngjyrë me qëllim riciklimi. Transport për kompaninë e për të tretë.
Përpiqemi të ofrojmë shërbime të shkëlqyera dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me të gjithë klientët tanë, duke siguruar që ata gjithmonë të marrin çmimin më të mirë në treg. Ne besojmë në komunikimin dhe shërbimet e ofruara, për një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë.
ÇEKREZI GROUP, si të gjitha kompanitë legale të riciklimit, mbështet mënyrën e duhur të vendosjes së të gjitha materialeve të mbledhura nga ne për të siguruar një të ardhme të gjelbër për të gjithë. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për çështjet mjedisore që respektojmë në përputhje të rreptë me të gjitha ligjet e zbatueshme të riciklimit. Kjo dëshmohet nga licencat e marra nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL): III.1.A, III.1.B, III.2.B. Si dhe certifikata të ndryshme nga Autoriteti i Certifikimit AQSCERT: EN ISO 14001:2004, BS OHSAS 18001:2007, EN ISO 9001:2008, ISO 39001:2012.
Qëllimet tona janë të mbështesim shërbimin cilësor për klientët tanë. Ofrimi i çmimeve më të larta për klientët tanë. Mundësimi i marrëdhënieve të hapura të biznesit me klientët tanë.
ÇEKREZI GROUP është një tregtar i licencuar për grumbullimin dhe riciklimin e skrapit dhe metaleve të tjera, bazuar në ligjet e shtetit shqiptar. ÇEKREZI GROUP në asnjë mënyrë nuk është i përfshirë në grumbullimin e metaleve të paligjshme. Disa nga këto produkte përfshijnë: kapakë pusetash, materiale të marra në mënyrë të paligjshme, dhe eksplozivë si bomba, predha, plumba, etj.
ÇEKREZI GROUP është një kompani e konsoliduar. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi duke kërkuar inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm, duke u përshtatur me tregun dhe kërkesat e klientëve tanë në një mënyrë më efikase. Disa nga cilësitë që dallojnë kompaninë tonë nga konkurrentët janë: stafi menaxhues dhe një ekip dinamik prej 18 punonjësish. Pozicionimi në treg si një kompani me reputacion mes klientëve. Ofrimi i çmimeve konkurruese për klientët. Shërbimi dhe vëmendja maksimale ndaj klientëve.
Ne kemi një ekip të përkushtuar në punë, i cili na mundëson të ofrojmë shërbim të mirë dhe të sigurojmë rrjedhshmëri të biznesit. Ekipi ynë merr trajnimin e duhur për të qenë gjithmonë në dijeni të zhvillimeve më të fundit në fushë.

