Pozicion vakant: Arkëtare, Durrës

|Karrierë
Pozicion vakant: Arkëtare, Durrës
Arkëtare, Durrës
Çekrezi Metal shpall një pozicion vakant për Arkëtare. Kërkojmë një profesioniste me përvojë dhe përgjegjshmëri të lartë, që të bëhet pjesë e ekipit tonë.
Kërkesat kryesore
- Eksperiencë në pozicion të ngjashëm
- Saktësi në administrimin e arkës dhe të dokumentacionit
- Njohuri kompjuterike; njohja e programit Financa 5 përbën avantazh
Çfarë ofrojmë
- Punësim afatgjatë dhe stabilitet
- Orar i rregullt: 08:00 – 16:00
- Mundësi për zhvillim profesional
Vendndodhja
Pozicioni është me bazë në Durrës.
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj në adresën hr@cekrezi.al, duke shënuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikoni. Për informacion shtesë mund të na kontaktoni në +355 67 20 06 505 (Durrës).

